Në shenjë proteste, në sheshin “Skënderbeu” vendosen karroca të personave me nevoja te veçanta

0
23

Disa karroca të personave me nevoja te veçanta janë vendosur si shenjë proteste nga kjo kategori, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Ky organizim u bë me iniciativën e UNICEF-it në Kosovë dhe ka për qëllim përkrahjen e personave me nevoja të veçanta në ketë periudhë që po kalojmë.

Sipas organizatorëve, këto karroca që janë siguruar nga Handikos do të qëndrojnë në shesh për një javë dhe do të mbikëqyren nga sigurimi.