Në SHBA rritje e konsiderueshme e helmimeve, pasi Donald Trump tha se COVID-19 mund të mbytet duke përdorur dezinfektues

0
24

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur rritje e konsiderueshme e helmimeve pas këshillave të Donald Trump, i cili sugjeron injektimin e dezinfektuesve për të trajtuar njerëzit me coronavirus.

Duke përmendur një rritje të konsiderueshme në thirrjet në Qendrën e Kontrollit të Helmimit në Illinois, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois, Dr Ngozi Ezike po u kërkon banorëve të shtetit që të mos konsumojnë kimikate pastrimi si një trajtim për coronavirusin.

Ezike tha se një person kishte përdorur dezinfektues për të vrarë virusin, shkruan CNN.

“Ka pasur thirre të konsiderueshme të thirrjeve në Qendrën e Kontrollit të Helmimeve në Illinois për shkak të ekspozimit ndaj dezinfektuesve”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Raportet nga e gjithë vendi u shfaqën shpejt për njerëzit që konsumojnë substanca pastrimi me shpresën për të kuruar virusin. Zyrtarët e kontrollit të helmeve në New York City thanë që thirrjet për dezinfektues u dyfishuan pas komenteve të presidentit.

Ezike iu bashkua qindra zyrtarëve të tjerë shëndetësorë duke u kërkuar njerëzve të mos konsumojnë kimikate, sepse janë të rrezikshme për shëndetin.

Vërejtjet e Trump shkaktuan një valë kritikash dhe deklaratave nga kompanitë që prodhojnë produkte të pastrimit shtëpiak duke u kërkuar klientëve të tyre që të mos konsumojnë substancat.

Presidenti Donald Trump gjatë kësaj jave deklaroi se ‘coronavirusi mund të mbytet për një minutë duke përdorur dezinfektues’.

Kjo shkaktoi zemërimin e demokratit Joe Biden i cili përmes Twitter-it iu drejtua qytetarëve duke i porositur që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“E pabesueshme kjo që po e them, por ju lutem mos përdorni zbardhues”, ka shkruar Biden.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se deklarata e Trump për coronavirusin është nxjerrë nga kontesti.