Site icon Prishtinapress

Në sekondat e fundit para bllokadës, italianët largohen nga Milano: Na dënoni, vetëm mos na nxirrni nga treni

Një numër i madh i italianëve dhe të tjerëve të kapluar nga paniku, janë parë duke vrapuar për të hipur në trenat e fundit që udhëtonin nga Milano për në qytetet e tjera të Lombardisë, që së bashku me 14 rajone tjera të veriut të Italisë janë izoluar.

Siç raporton Corriere Dela Serra”, treni i fundit nga Milano është stërmbushur me njerëz dhe është larguar nga qyteti në ora 11:20 nga stacioni Garibaldi

Të pakën 16 milionë njerëz nga fillimi i prilli do të jenë në bllokadë totale në rajonin e Lombardisë dhe në 14 provinca tjera – e tëra kjo po bëhet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, ka bërë të ditur kryeministri italian Giuseppe Konte.

Sipas ligjeve që i ka miratuar qeveria dhe parlamenti, do të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe qendrat e skijimit. Gjithashtu janë anuluar aktivitet kulturore, kurse ndeshjet e futbollit do të zhvillohen pa shikues. Është duke u shqyrtuar mundësia që të anulohen të gjitha ndeshjet e futbollit.

Exit mobile version