19.9 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Në Rahovec qindra qytetarë kërkojë lirimin e Ramush Haradinajt

Qytetarë të shumtë, organizata të dala nga lufta përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, u mblodhën edhe sot në Rahovec për të kërkuar lirimin pa kushte të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj , i cili po mbahet në Francë që nga 4-tër janari.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi para të pranishmëve theksoi se ndalimi i Haradinajt në Francë , humb kuptimin e njohjes së Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

Ramush Haradinaj nuk i është friksuar kurrë drejtësisë, atë e ka dëshmuar dy herë radhazi tha kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi.

Ndërsa kryetari i degës së AAK-së, Smajl Latifi , duke u bashkuar me thirrjen e qindra qytetarëve tha se, kjo është një thirrje e civilizuar për lirimin e Haradinajt.

Në protestën e sotme bashkë me qytetarët e Rahovecit u bashkua edhe bashkombasi Azgan Hakla, I cili në drejtim të Francës nisi mesazhin e lirimit të , siq u shpreh ai , një njeriu që i dha shumë kombit shqiptarë.

Liri për ish kryeministrin Ramush Haradinaj kërkuan edhe organizatat e dala nga lufta. Me shpresën se këto mesazhe do të merren parasysh nga shteti mik I Kosovës , Franca, protesta u shpërnda e qetë./RTK

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles