Site icon Prishtinapress

Në Prishtinë vetëm 21 raste aktive me COVID-19, shërohen 45 qytetarë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në kryeqytet janë 21 raste aktive me COVID-19.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nga 66 raste pozitive 45 prej tyre janë shëruar plotësisht.

Ai ka shtuar se super lajm sot po ashtu është shiu duke marrë parasysh që kemi rënie të nivelit të ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes Prishtinë
Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë se po shkojmë drejt mposhtjes së virusit.
Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të reshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishme për akumulimet.
Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restrikcioneve. Me disiplinën tonë të shërohemi plotësisht.
#rriNshpi. 

Exit mobile version