18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Në Prishtinë shënohet Dita e Energjisë së Ripërtëritshme

Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore për herë të parë në Kosovë sot do të shënojnë Ditën së Energjisë së Ripërtëritshme.

Me fillim nga ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj do të demonstrojë se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtëritshme si energjia kinetike (biçikleta), energjia e erës (turbina) dhe energjia solare (rrezet e diellit).

Gjithashtu, zyra e Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara do të ketë një kënd për fëmijë ku do të mund të mësohet më shumë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ndërsa nga ora 21:00, gjithashtu në sheshin “Zahir Pajaziti”, DokuFest do t’ju mundësojë një eksperiencë unike e të shikuarit të filmave në ambient të hapur.

Me ndihmën e Kinemasë Solare, e cili do të përdorë energji elektrike vetëm nga rrezet e diellit, ju do të mund të shihni filmin “Rafea: Solar Mama”.

“Synimi ynë është që të rrisim vetëdijen mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe të nxisim përdorimin e teknologjive dhe ideve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga vetë këto burime. Kujdesi më i madh ndaj ambientit që na rrethon na ndihmon të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë”, thuhet në deklaratën për media.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles