7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në orën 19 dalin rezultatet e 70 personave të testuar për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të publikojë sonte në orën 19 mostrat e 70 personave që janë marrë për t’u testuar nëse janë prekur nga koronavirusi. Në mesin e tyre dy raste janë më të rënda për të cilat dyshohen se mund të kenë COVID-19.

Në orën 19 do të dihet nëse numri i të prekurve në Kosovë do të mbetet 5 me koronavirus. Në mbrëmjen e sotme dalin rezultatet edhe të 70 personave që u janë marrë mostrat për të vërtetuar nëse janë prekur me COVID-19. Në mesin e personave që janë testuar janë ata që kanë qëndruar me pesë pacientët që kanë dalë se kanë virusin koronë.

Është bërë e ditur se në mesin e 70 personave te dy janë të theksuara më shumë simptomat e virusit dhe mund të dalin pozitiv.

Ndërkohë, deri më tash, janë konfirmuar pesë raste, në tri qytete të ndryshme, të cilat kanë hyrë në karantinë.

Malisheva është qyteti i tretë i karantinuar pas Klinës dhe Vitisë.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles