Site icon Prishtinapress

Në maj mblidhen 3000 evropianë të rinj në Kosovë

Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) në muajin ardhshëm për herë të dytë në Republikën e Kosovës, do të mbaj konventën e “Evropianet e rinj”, në Prishtinë me ç’rast do të marrin pjesë 3.000 të rinj.

Konventa do të zgjasë dy ditë dhe gjatë kësaj kohe do të miratohen dy REZOLUTA lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto rekomandime dhe kërkesa, do të ju dërgohen drejtuesve më të lartë të Republikës së Kosovës: Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe misioneve ndërkombëtare nga të cilët do të kërkohet rritja e nivelit të përkrahjes së gjeneratës së re.

Konventa, sipas kryesenatores Egzona Bexheti, ka për qëllim kryesor kërkesën për përkrahje dhe lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të të rinjve. Poashtu ka edhe për synim që të rinjve t’u mundësohet shkuarja në misione dhe nisma ndërkombëtare të të rinjve me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

Qëllim tjetër i organizimit të kësaj konvente, është promovimi i të rinjve kosovarë, pranë organizatave dhe agjencive të të rinjve nga vendet e ndryshme, të cilat do të marrin pjesë në këtë konventë të organizuar nga KREK-u.

Exit mobile version