-4 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

spot_img

Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë

Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që mbahen më 2 prill 2017.
Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet për president të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet tjera më përpara, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas Listës Serbe, për ndryshim nga Serbia, në Kosovë organizimin e zgjedhjeve e bën OSBE-ja, e cila është një “servis” i RIK-ut të Serbisë.

Në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë u kanë thënë medieve në Beograd se teknikisht është gjithçka gati për organizimin e zgjedhjeve edhe në Kosovë.

Lista Serbe siguron se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles