Site icon Prishtinapress

Në Kosovë, 1,853 raste aktive me coronavirus, ndërsa 12,674 janë shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK thekson se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

IKSHPK thotë se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Ndryshe, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Exit mobile version