Site icon Prishtinapress

Në Klinikën Infektive 12 pacientë me COVID-19, dy pacientë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të hospitalizuar me coronavirus 12 pacientë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID -19 është si vijon: 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, dy pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.

Aktualisht në vend janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19, 671 nga të infektuarit tashmë janë shëruar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 29.

Exit mobile version