Site icon Prishtinapress

Në Gjilan u pikturua vepra e lirisë, punim në gjatësi 20 metra për nder të 20-vjetorit të çlirimit

Nxënësit e shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati” në Gjilan me kreativitetin e tyre artistik kanë pikturuar në ambient të hapur një punim të gjatë prej 20 metrash si simbolikë e 20 –vjetorit të çlirimit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle për kreativitetin e tyre në këtë ditë historike, duke i falënderuar që iu bashkëngjitën aktiviteteve maratonike të Komunës së Gjilanit.

Ndërsa, drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, tha se ky aktivitet u realizua në kuadër të aktivitete të Komunës, ndërkaq ka bërë të ditur se për vitin e ardhshëm planifikohet që të realizohet një pikturë murale në qendër të qytetit, e cila i kushtohet kësaj dite historike.

Exit mobile version