
Policia e Kosovës njofton se në rrugën Pogragjë-Sllubicë në Gjilan është arrestuar një i dyshuar, i cili është zënë duke kontrabanduar kafshë, transmeton prishtinapress.eu
“Janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është konfiskuar kamioni me te cilin i dyshuari ka qene duke i kontrabanduar kafshët”, thuhet në raportin 24 orësh.
I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet ne procedure te rregullt.