Site icon Prishtinapress

Në Drenas përurohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas sot është bërë përurimi i shtatoreve të heronjve, Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe personalitete të tjerë dhe qytetarë të shumtë.

Në një fjalim rasti, kryetari Lladrovci tha se me vendosjen e shtatoreve, Drenica është pasuruar.

“Drenica sot është pasuruar me shtatoret e heronjve Jashari. Ata janë sot këtu për të na ligjëruar për dashurinë për atdheun, ata janë sot këtu për t’i thënë qytetarëve se sa e vlefshme është liria. Ata janë këtu për të na treguar se liria nuk ka çmim”, ka thënë Lladrovci.

Tutje Lladrovci ka thënë se tri shtatoret do të jenë dëshmi për historinë, dhe do të jenë kujtim i çmuar për qytetarët.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe komunën e Prishtinës, të cilët kanë vendosur për lokacionin e këtyre shtatoreve. /Telegrafi/

Exit mobile version