8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në Ditën e Tokës kërkohet vetëdije qytetare për ruajtjen e mjedisit

Sot, në Ditën e Tokës, 22 Prill 2020, planeti Tokë gjendet përballë dy krizave globale: E para është sfida e përballjes me pandeminë COVID-19 dhe e dyta, ajo e ndryshimeve klimatike.

Green Art Center-Prishtina (GAC) përmes një komunikate për media thekson se pandemia globale e gjeti botën të papërgatitur dhe momentalisht është duke luftuar për ta zgjidhur sa më pare atë, ndërkohë që jemi akoma në kohë për të përmirësuar dhe zvogëluar ndotjen mjedisore që ndikon në ndryshimet klimatike e si rrjedhojë do të ndikojë në jetën tonë në të ardhmen.

“Përderisa shihen qytete të zbrazura, në të njëjtën kohë, dukshëm, kjo periudhë ka pasur ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së ajrit në botë.  Kjo kohë e pandemisë le të shërbejë si vetëreflektim!”, thuhet në komunikatë.

Me aksione simbolike në kushte të izolimit shtëpiak, në manifestimin e ditës së Tokës, organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) fton shoqërinë që të nisë të reflektojë për rolin në mbajtjen pastër të ambienteve ku jetojmë dhe veprojmë, në zhvillimin e sjelljeve eko-mjedisore përmes krijimit të shprehive të ripërdorimit, zbatimit të programeve për riciklim si dhe të kompostimit të mbeturinave; duke kontribuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e ndotjes që ne si individë ja shkaktojmë çdo ditë vendit tonë dhe planetit Tokë.

Sot, GAC i bën thirrje komunitetit të gjerë që përmes mesazheve të ndryshme në formë digjitale nën sloganin #EarthDay2020 si dhe duke dhënë shembullin më të mire në botë, të promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, vetëreflektimit individual dhe institucional për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e ambientit në Kosovë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles