9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit – Grabovci: Gazetaria sportive dha kontribut të veçantë në të gjitha periudhat e kohës

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit, që shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, me iniciativë të zv/ministrit Arbër Grabovci, ka pritur në takim drejtues të Shoqatës së Gazetarëve Sportive të Kosovës të prirë nga kryetari Edmond Thaçi.

Grabovci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sporti dhe gazetaria sportive kosovare, kaloi në periudha të rënda gjatë kohës së okupimit.

“Ndjehem po ashtu shumë i nderuar që nga kabineti i ministres dhe nga vet institucioni, zyrtarizuam urat e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke ngritur në pah dhe duke i dhënë çdoherë vendin meritor punës dhe kontributit të gazetarisë sportive-shtyllës më të veçantë të plasimit të sportit në të gjitha periudhat e kohës. Sporti dhe gazetaria sportive kosovare, kaloi në periudha të rënda gjatë kohës së okupimit. Ministres dhe punonjësve sportiv, gazetarë prezent, nga zemra, faleminderit për fjalët e mira. Personalisht sot, kujtoj me nderë e respekt edhe shumë gazetarë sportiv, doajen, disa prej të cilëve më nuk janë në jetë, e me zërat dhe shkrimet e të cilëve, ne u rritëm dhe u mësuam të mos gabojmë”, ka shkruar Grabovci

Ndryshe, 2 Korriku është zgjedhur si Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit për shkak të rëndësisë që ka, si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.

Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles