3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Në ditëlindjen e 57 të Agim Ramadanit, bashkëshortja Shukrija: Erëra të forta po fryjnë kufijve tanë me shpresën se mund t’i lëvizin

Në 57 vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit Agim Ramadani, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani e ka përkujtuar heroin duke thënë se erëra të forta po fryjnë kufijve tanë me shpresën se mund t’i lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë.

Në një postim në Facebook, bashkëshortja e heroit thotë se “Çdo herë jam lutur ti çelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon! Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme!”

“Ti ke ditur t’i lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine që t’i ruanin! Po tash janë shumuar thikat shpirti jem, në çdo anë secili ther secilin, e  fshihet pas maskës së liderit. Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës.  ëndrrat e bukura u shëmtuan e po shndërrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:

“Për ditëlindjen Tēnde! Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?! Në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar. Shum gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate! Erëra të forta po fryjnê kufinjëve tanë me shpresën se mund të ju lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë,ose të ju përvetësojnë e me emrin tuaj të na bindin se kjo ishte edhe êndrra e juaj. Po harrojnë se gjaku i derdhur ecë lirshëm damarëve të tokës së lashtë pellazge e cila nuk falet aq lehtë, se frymon dhembje. Ti prekësh ata damarë e prek shpirtin epokave të qëndresēs. Ndoshta më mirē që na u mbyllën rrugët kah ju e lulet u vyshkēn nē duar, se do të habiteshe me pamjen e përqudnueme të botës njerëzore që do të vizitonin. Njerëz pa fytyra veq me sy. Kishin ardhur aq shum sy e ua kishim prishur qetësinë! Ti ke ditur ti lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine qē ti ruanin! Po tash jan shumuar thikat shpirti jem,në çdo anë secili therr secilin.e  fshehet pas maskes së liderit. Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës.  Êndrrat e bukura u shëmtuan e po shëndrrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës! Asesi spo e gjejmë kush është Diogjeni, kujt t’ia besojmë shpirtin kur dreqërit me rroba engjujsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin në emër të dheut e atdheut. Çdo herë jam lutur ti qelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon! Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme!” (sic), ka shkruar Ramadani.

Agim Ramadani kishte lindur më 3 maj 1963 në Zhegër. Komandanti i UÇK-së, Agim Ramadani- Katana,  ra heroikisht më 11 prill 1999 në betejën e lavdishme të Koshares.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles