21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshimi i ligjit për FSK-në diskutohet në Kuvend

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është propozuar të ndryshohet ligji për FSK-në. Lidhur me këtë çështje pritet të mbahet një debat në Parlamentin e Kosovës.

Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradinaj, ka konfirmuar për “Indeksonline” se sot është protokoluar në Kuvend lista me nënshkrime ku kërkohet një debat parlamentar për ndryshimin e ligjit për FSK-në.

“I kemi dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e një debati parlamentar. Është protokoluar sot”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se nënshkrimet nuk i kanë dhënë deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Sipas Haradinajt, ata ishin shprehur se nuk i kanë marrë mendimet nga partitë, por përkundër kësaj është arritur kriteri për ta iniciuar debatin në Parlament.

Në anën tjetër, deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, Zafir Berisha i ka thënë “Indeksonline” se këta deputetë ani pse në Komision ishin pajtuar të ndryshohet ligji, ata nuk kanë qenë “pro” inicimit të debatit për shkak se nuk e kanë marrë “izën” nga shefat e tyre.

 “Ka dal edhe si ide nga takimi i fundit që në kuadër të nevojës që të bëhet një presion pozitiv, t`i qasemi më seriozisht ndryshimit të ligjit. Aty ka qenë një gjuhë unike e gjithë përfaqësuesve të partive politike, por sot nuk u përgjigjen pozitivisht deputetët e PDK-së dhe LDK-së sepse me gjasë shefat e tyre nuk ua kanë dhënë “izën” që të futen në një debat publik që është iniciuar dhe sot është dorëzuar për procedurim në Kuvend”, ka thënë ai.

Berisha është shprehur se formimin e ushtrisë së Kosovës e ka bllokuar (siç e quan ai) partia e Vuçiqit, Lista Srpska, por që duke parë gjendjen e sigurisë në rajon, është e domosdoshme të veprohet për transformimin e kompetencave të FSK-së.

Deputeti ka komentuar edhe dorëheqjen e kreut të AKI-së, Agron Selimaj, duke thënë se pas kësaj fshihet diçka tjetër. Tutje, Berisha është shprehur se në gjenden e sigurisë në të cilën gjendet vendi, dorëheqja e Selimajt nuk është normale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles