Site icon Prishtinapress

Ndodhë edhe kjo! Haki Abazi guxon ta kundërshtojë Albin Kurtin për Blerim Shalën

Mund të duket e çuditshme, por një gjë e tillë ka ndodhur. Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti i Vetëvendosjes në legjislaturën aktuale, Haki Abazi ka kritikuar zërat për një angazhim të mundshëm të Blerim Shalës në dialog me Serbinë si pjesë e ekipit negociator.

Sot, në orët e mbrëmjes, siç ka mësuar Klan Kosova, Blerim Shala e Veton Surroi thuhet të jenë takuar me Kurtin, ku kanë folur rreth angazhimit të tyre si pjesë e ekipit në dialog me Serbinë.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe reagoi Haki Abazi.

Sipas Abazit, Blerim Shala, apo mendësia e vjetër siç ka shkruar ai, nuk ka vend në negociata, pasi gjithnjë sipas tij, Shala ka qenë joproduktiv në negociatat e kaluara.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.

Exit mobile version