Site icon Prishtinapress

“Ndihem mirë”: Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë që injektohet me vaksinën eksperimentale kundër coronavirusit

Studiuesit e SHBA-së i dhanë “injeksionin” e parë personit të parë në një provë të një vaksine eksperimentale të coronavirusit të hënën, duke udhëhequr një kërkim mbarëbotëror për mbrojtje ndaj virusit vdekjeprurës.

Me një “të shpuar” të kujdesshëm në krahun e një vullnetare të shëndetshme, shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle filluan një studim të pritur me ankth në fazën e parë të një vaksine të mundshme kundër COVID-19, përcjell Telegrafi.

Injeksioni thuhet se është zhvilluar në kohë rekord pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë globin.

“Ne jemi ekipi koronavirus”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast”.

Ndërsa Jennifer Haller, 43 vjeçe, nga Seattle ndërsa priste veprimin e studiuesve tha: “Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”.

Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe ‘ata mendojnë se është mirë ’që po merr pjesë në studim.

Pas injektimit, ajo la dhomën me një buzëqeshje të madhe.

‘Ndihem mirë’, citohet të ketë thënë ajo.

Eksperimenti i Seattle filloi disa ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin e virusit të ri një pandemi për shkak të përhapjes së shpejtë globale, duke infektuar më shumë se 169,000 njerëz dhe duke vrarë më shumë se 6.500 të tjerë.

Ky moment shënoi vetëm fillimin e një seri studimesh te njerëzit, të nevojshme për të vërtetuar nëse vaksinat janë të sigurta dhe mund të funksionojnë.

Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, një vaksinë nuk do të ishte në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj, tha Dr. Anthony Fauci nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA.

Exit mobile version