3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimi i 500 apartamenteve nga Turqia, firmoset marrëveshja

Është firmos sot marrëveshja për ndërtimin e 500 apartamenteve nga Turqia pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, së bashku me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum. Rama theksoi se ndërtimet do të bëhen në zonën e Laçit, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Turqinë do të jetë përtej këtyre ndërtimeve në Laç.

“Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për rindërtimin. Jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në këtë projekt të nënshkrimit për të vazhduar më pas me programin e bashkëpunimit. Janë 500 njësi të reja banimi që do të ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidentit Erdogan. Ne kemi zgjedhur zonën e Laçit. Ne synojmë që me këtë projekt t’i hapim rrugën transformimit rrënjësor që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në shtëpi më të mira se ato që humbën. Do të jetë një transformim i rëndësishëm i të gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar do të bëjë të mundura këto njësi, ndërsa ne do të angazhohemi për të gjithë infrastrukturën dhe strukturat publike, por edhe me përmbytjet nga kolektori kompleks. Bashkërisht do të mundemi që të krijojmë një nga shembujt më kuptimplotë të këtij programi rindërtimi”, tha Rama.

“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë vëllezërit shqiptarë që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit. Ju sjell përshëndetjet e sinqerta dhe mesazhin ngushëllues të Presidentit Erdogan. Për t’u ndodhur sa më pranë vëllezërve shqiptarë, ne u angazhuam t’u vinim në ndihmë për të qenë sa më parë në terren. Deri në fund të muajit janar ne presim të marrim truallin për ndërtim. Ky kompleks do të jetë i pajisur edhe me të gjitha objektet e tjera sociale. Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë popullit shqiptar”, tha ministri turk.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles