Site icon Prishtinapress

Ndërpritet përfundimisht greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Pas marrëveshjes së arritur, është ndërprerë greva e kontrollorëve të trafikut ajror.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se pas takimit të kryetarit të Sindikatës me ministrin Pal Lekaj, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

“Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, të premten nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON. Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga”, thuhet në komunikatë.

Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.​

Exit mobile version