13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ndërprerja e punimeve në rrugën Deçan- Plavë – Delawie tregon qëndrimin e SHBA-së!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie ka thënë se Amerika mbështetë ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan- Plavë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Delawie këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, transmeton ‘Indeksonline’.

“SHBA pajtohen plotësisht me deklaratën e OSBE-së”, ka shkruar Delawie.

Ndryshe, në një komunikatë, Misioni i OSBE-së ka thënë se ka ndjekur me shqetësim se ka qenë ndërtim ilegal i rrugës, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastitrit të Deçanit.

“E kemi ndjekur me shqetësim atë që duket të jetë ndërtim i paligjshëm i rrugëve, që po vazhdon që nga dje, brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtjes (SPZ) të Manastirit të Deçanit. Mirëpresim vendimin e pasdites së sotme për të ndaluar punimet brenda SPZ-së. Misioni monitorues i OSBE-së ka konfirmuar se punimet në rrugë janë ndaluar dhe makineria e rëndë është larguar nga SPZ”, tha OSBE.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles