19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK’së në Turqi, ministrja Haradinaj njofton se është liruar pas bisedës me Çavusoglun

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me homolgun turk, Mevlut Cavusoglu, rreth ndalimit të veteranit të UÇK’së, Imri Ilazi.

Ajo thotë se pas disa minutash autoritetet turke kanë reaguar menjëherë dhe Imri Ilazi është liruar.

“Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu – për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar.”, ka shkruar kryediplomatja.

Ministrja tutje ka shtuar se nuk duhet ulur në tavolinë me Serbinë derisa vazhdon të përditësoj fletarrestet ndaj ushtarëve të UÇK’së.

“Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!”, ka përfunduar ajo.

Ditë më parë rast i njejtë kishte ndodhur edhe në Shqipëri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles