Site icon Prishtinapress

Ndahen 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale

Qeveria ka ndarë mjetet e nevojshme për Ministrinë e Shëndetësisë në përballje me pandeminë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka propozuar që 6.8 milionë euro të ndahen për Ministrinë e Shëndetësisë për furnizimin me barna esenciale.

“Me këtë propozim ndahen dhe alokohen mjete në vlerë prej 6.8 milionë euro në Ministrinë e Shëndetësisë në nën programin për shërbime farmaceutike. Këto mjete ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike nga kategoria për shpenzime, subvencione dhe transfere”, ka deklaruar Murati në mbledhjen e qeverisë.

Propozimi u miratua pa asnjë votë kundër nga kabineti qeveritarë.

Exit mobile version