Site icon Prishtinapress

NATO: Ndryshimi i mandatit të FSK’së vetëm përmes Kushtetutës

Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigjje dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “ pozicioni i NATO-s është i qartë, kjo është çështje e autoriteteve të Kosovës”.

Sipas aleancës, “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosoëvës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë, profesionale, multi-entike dhe burim i stabiltetit rajonal. Kjo forcë ka kaluar rrugë të gjatë. Progesi i arritur është shembull i ndërtimit të suksesshëm të kapaciteteve nga ana e NATO-s, ndonëse duhet bërë më shumë punë. Aleanca mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosvës sipas mandatit aktual. NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Përveç tjerash aty përmendet se NATO-ja mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosvës dhe Serbisë, duke e cilësuar të njëjtin shumë të rëndësishëm “për paqe dhe siguri”.

Ndërkohë gjatë ditës, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, ka deklruar amasada.

Exit mobile version