10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

NATO largohet përkohësisht nga Iraku

NATO i ka tërhequr përkohësisht trupat e saj nga Iraku, duke i lëvizur një pjesë të tyre brenda vendit, ka deklaruar një zëdhënës i kësaj aleance.

“Për të mbrojtur sigurinë e trupave të saj, NATO do të marrë masa, duke përfshirë ripozicionimin e përkohshëm të personelit në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Irakut”, theksoi një zyrtar i NATO-s.

Megjithatë, ky zyrtar thotë se aleanca ushtarake do të vazhdojë të ketë trupa në Irak dhe do të vazhdojnë stërvitjen, kur një gjë të tillë ta lejojë situata.

NATO ka pezulluar operacionet stërvitore në terren pas tensioneve të krijuara nga vrasja e komandantit të lartë ushtarak iranian nga SHBA.

Edhe Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr).

Tërheqja e trupave ushtarake nga Iraku, erdhi pas vrasjes të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman, nga forcat ushtarake të SHBA-së.

”Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

OKB u ka bërë thirrje shteteve të mos përshkallëzojnë situatën në Irak, e cila është tensionuar pas vrasjes së gjeneralit Soleiman.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles