Nasim Haradinaj thyen xhamin në “Debat Plus”, plasin të qeshurat në studio

0
85

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini sonte është debatuar ashpër për luftën dhe Gjykatën Speciale.

Pos debateve të shumta, gjatë debatit ka ndodhur një episod shumë i pazakontë.

Derisa sa po fliste nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ai pa dashje ka thyer xhamin e tavolinës ku ishte mbështetur.

Sigurisht, se edhe panelistët tjerë shpërthyen në të qeshura dhe batuta.

“Normalisht se i thyej gjërat unë”, ka thënë Nasim Haradinaj me një nuancë të qeshure.

Pa ngacmim nuk e ka lënë edhe Daut Haradinaj i cili i ka thënë Nasimit “desha të stimulojë pak”.