Nagavci, Thaçit: Nuk do të ketë Qeveri të re

0
49

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, për bërjen e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Twitter, Nagavci ka thënë se plani i Thaçi për Qeveri të re e shkel Kushtetutën.

“Nuk do të ketë Qeveri të re. Plani i Thaçit shkel kushtetutën dhe synon të rivendosë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me Vuçiqin”, ka shkruar Nagavci.

Ndërkaq, sot Thaçi ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka theksuar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Më tej u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar COVID-19 dhe për ti shërbyer popullit.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Arbërie Nagavci@arberienagavci

There will not be a NEW goverment. Thaçi’s plan violates the constitution and aims at bringining back the parties which enable him to push forward his deals with Vuçiq.

View image on Twitter