Site icon Prishtinapress

Mustafa takohet me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, i njofton për qëndrimin e LDK-së për dialogun

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca.

Kryetari Mustafa ka falënderuar shtetet, Gjermaninë dhe Francën për kontributin e pazëvendësueshëm që i kanë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve në shtetndërtim dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe më të thellë me të dyja vendet.

Gjatë këtij takimi, Mustafa ka njoftuar delegacionin për qëndrimin e LDK-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari Haki Rugova, kryetarja e FGLDK-së, Lirije Kajtazi, deputeti Armend Zemaj dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Exit mobile version