15.1 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Sivjet do të hapen 25 mijë vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën ‘Ambienti i Biznesit 2017’ ka thënë se pret që brenda vitit të hapen 25 mijë vende të reja pune, duke ulur kështu normën e papunësisë në normën nën 20 për qind.

Ai ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë është perceptim, duke shtuar se do të vazhdojë lufta ndaj kësaj dukurie, njofton Klan Kosova.

Mustafa tha se “përceptimi dhe realiteti sa i përket korrupsionit nuk janë në përputhje njëra me tjetrën”.

“Ne korrupsionin do ta luftojmë, sado që të jetë e mundshme”.

“Brenda dy viteve norma e papunësisë ka rënë nga rreth 35 për qind në 26 për qind. Për dy vjet kemi krijuar mbi 20 mijë vende pune. Po ashtu jam i bindur se papunësia është edhe më e ulët se këto shifra”, tha Mustafa.

“Këtë vit do të hapim rreth 25 mijë vende të reja të punës. Po ashtu presim që norma e papunësisë të ulet nën 20 për qind”, tha Kryeministri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles