Site icon Prishtinapress

Mustafa: SHBA-ja e mbajti premtimin, nuk u brengos për elegjitë populiste të disa akterëve politik në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën premtimin dhe riaktivizuan fondet për Kosovën, pas largimit të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mustafa ka pohuar MMC ka treguar besim ndaj Qeverisë Hoti, transmeton Telegrafi.

“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti. Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të ‘vajtojnë’ me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, thotë Mustafa në shkrimin e bërë në Facebook.

Kreu i LDK-së, ka shtuar tutje se “sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”.

Ndryshe, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.

Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti. 

Exit mobile version