18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa për rivarrimin e Ahmet Krasniqit: Një amanet u kry, tash mbetet zbardhja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e rivarrimit të eshtrave të kolonelit Ahmet Krasniqi në Prishtinë thotë se është përmbushur amaneti i të ndjerit.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se edhe një amanet tjetër që do të duhet të përmbushet është zbardhja e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin.

Më poshtë postimi i Mustafës:

Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil.

Sot po bëhet rivarrimi i eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses.

Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles