Site icon Prishtinapress

Mustafa: Nuk është koha për zgjedhje, LDK e gatshme të marr përsipër formimin e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takimin që po mbahet i ftuar nga presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk është koha që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje. Duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri e cila mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se Kuvendit i nevojitet qeveri që mund të punoj me kapacitete të plota dhe mandat të plotë të Kuvendit.

Exit mobile version