12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Nuk do ta shqyrtojmë ofertën e LVV-së, takimi i radhës duhet të jetë vendimtar rreth marrëveshjes

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se nuk do ta shqyrtojnë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë vendimtar lidhur me marrëveshjen.

Mustafa në një deklaratë para gazetarëve tha se LDK-ja nuk ka kërkuar shtim të ministrive dhe as poste, ndërsa sipas tij nuk ka më arsye të ulen dhe të bisedojnë me nga tri orë me LVV.

Sipas tij, e vetmja arsye për çka do të mund të takoheshin do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, duke bërë kështu të ditur se takimi i ardhshëm do të jetë vendimtar për marrëveshje me LVV ose jo, raporton Telegrafi.

“Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë çka ka shkruar LVV-ja, nëse do ta trajtojmë në organet e tona, do ta trajtojmë në bazë të parimeve, nuk është shqyrtu e as nuk do të shqyrtohet ajo ofertë. Ne nuk kemi kërkuar në asnjë moment shtim të ministrive, këmbim të ministrive, e nuk kemi kërku as poste. Jemi munduar të harmonizojmë mes vete prandaj edhe kanë zgjat më shumë bisedimet. Por nuk shoh më asnjë arsye të ulemi e të bisedojmë tre orë e që të dalim si memec para jush, e para opinionit. E vetmja arsye për çka do të mund të takoheshim do të ishte që të nënshkruanim marrëveshjen. Takimi i ardhshëm duhet të jetë takim i përfundimit të marrëveshjes, ose takim i konstatimit që nuk mund të bëjmë marrëveshje, unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje. Mendoj se çdo gjë që kemi pasur t’i themi njëri-tjetrit i kemi thënë tashmë. Ne do të bëjmë përpjekje që ai takim të jetë i fundit në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë ore, por nuk shoh arsye që të zhagitet kjo punë më shumë. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona, ne duhet të ri-konfirmojmë qëllimet tona në organet tona”, u shpreh Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles