12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Në Bruksel flasim për fletarrestet ndaj luftëtarëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në Bruksel do të diskutojnë për veprimet sistematik të Serbisë në Kosovë, fletëarrestet që po lëshohen ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe ndaj luftëtarëve të UÇK-së, çështjen e të pagjeturve, si dhe se si të rrumbullakohet më shpejt procesin e dialogut në mënyrë që të mos zgjasë pafund.

Mustafa tha se këtë herë udhëtimi për në Bruksel i takon një formati më të veçantë për arsye se tani do të shkojnë në cilësinë e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Kësaj radhë është një nivel i veçantë edhe është një takim i formatit të veçantë sepse ne shkojmë në cilësinë e president dhe kryeministër, po ashtu edhe pala serbe do të prezantohet në të njëjtin format. Ne do të mundohemi të sqarojmë në Bruksel jo vetëm të themi në takimin me palën serbe, por para së gjithash në takimin me përfaqësuesen e lartë zonjën Mogherini, problemet me të cilat Kosova po ballafaqohet sidomos kohëve të fundit që kanë të bëjnë me një veprim sistematik të Serbisë, në destabilizimin e gjendjes në Kosovë, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt qoftë përmes strukturave paralele. Pastaj problemet të cilat kanë lindur edhe me fletë arrestet që po lëshohen ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Çështjen e të pagjeturve dhe si ta adresojmë këtë çështje në mënyrë që të zgjidhet shpejt, dhe po ashtu të gjejmë mënyrë se si të rrumbullakojmë më shpejt procesin e dialogut, që ky dialog të mos zgjasë pafund. Të adresohen çështjet që duhen të dialogohen, nivelet për të cilat do të dialogohen këto çështje dhe ta përmbyllim këtë proces”, tha Mustafa.

Ndërsa, sa i përket kërkesës së opozitës që të mos vazhdohen bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri tha se kërkesat e tyre janë mendime të tyre sepse Kosova ka vetëm dy adresa për zgjidhjen e problemeve të saj dhe ato janë Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Çështja e opozitës është çështje e mendimeve të tyre mirëpo nuk shoh asnjë lider të rajonit i cili kundërshton të shkoj të kontaktoj me Brukselin dhe me përfaqësues të lartë të Brukselit sepse ne nuk kemi adresë tjetër, adresa e Kosovës është Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të shfrytëzojmë këto adresa në mënyrë që të trajtojmë çështjet me të cilat ne preokupohemi tash, orientimi jonë është që ne të bashkohemi ose të jemi pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e kësaj familje nuk mund të jemi në qoftë se kundërshtojmë, unë mendoj se pozita edhe opozita në çdo rast do të pranonte të shkon atje sepse edhe partitë opozitare, në qoftë se atyre ju lihet që të vendosin se çfarë të bëjnë, unë dyshoj se ata do të kundërshtojnë që të komunikojnë me Brukselin”, tha Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri pas lansmit të projekti elektronik “e-kutia” për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles