Site icon Prishtinapress

Mustafa: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, derisa 24 marsin e vitit 1999 e ka quajtur ditë të reflektimit të vlerave demokratike të shteteve të Perëndimit.

Mustafa thotë se ndërhyrja e NATO-s ka hapur horizontin e lirisë në Kosovë e që sipas tij kjo ndërhyrje mundësoi kthimin e mbi 1 milion njerëzve në vendin e tyre.

Ky është postimi i plotë:

Intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe, para 20 viteve, ishte dita e përcaktimit të fatit tonë. Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyan mbi një milion njerëz që ishin deportuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe.

NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur.

Gjithëherë do u jemi mirënjohës! IM

Exit mobile version