3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Me Vjosa Osmanin ende s’kemi folur për votën kundër mocionit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmanin pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër Qeverisë Kurti.

Ai tha se është munduar që LDK-ja të ketë unitet dhe se vendimmarrja duhet të bëhet në bazë të konsultimeve të brendshme.

“Si kryetar i LDK-së e kam detyrë të krijoj unitet brenda LDK-së. Unë mund t’ju siguroj se gjatë kësaj periudhe kam bërë maksimumin të krijoj bashkëpunim dhe punë ekipore që vendimmarrja të rezultojë mbi bazë të konsultimeve të brendshme”, tha Mustafa, në Klan Kosova.

“Askush nuk i ka thirrur ata që t’iu thotë pse kanë votuar kundër, por a kanë bërë mirë apo jo, relacionin e tyre duhet ta vëmë në raport me relacionin e shumicës. Për mua me rëndësi në këtë rast është që 24 deputetë kanë votuar për. Nuk është fare e rëndësishme për mua që tre deputetë kanë votuar kundër. Kjo është e një rëndësie themelore për mua. Kjo është logjika ime. Është logjikë e shumicës sepse demokracia respekton shumicën”

Megjithatë, Mustafa  tha se do të gjejnë mënyra që në votime të mos jenë të ndarë.

“Me Vjosa Osmanin nuk kam diskutuar sepse nuk kemi pasur rast të takohemi. Unë jam i sigurt që organet e LDK-së, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm do ta bëjmë një analizë të gjithë kësaj gjendje dhe do të përpiqemi që në të ardhmen të gjejmë rrugë që të mos ndahemi në vendimmarrje”, tha kreu i LDK-s.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles