Site icon Prishtinapress

Mustafa: Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.

Sipas Mustafës, deklarata e senatorit David Perdue flet qartë se ku jemi.

“S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor”.

“Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së”.

“Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se është në komunikim me ambasadorin Richard Grenell.

“E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së”, ka bërë të ditur tutje Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka bërë gjithashtu të ditur se do të bashkëbisedojë me kryeministrin Albin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjnë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të.

Postim i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.

S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.

Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të.

Exit mobile version