Site icon Prishtinapress

Mustafa: Kushtetuta është garantues i të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve

Me rastin e 12 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është çelësi themelor dhe garancë mbi të cilin mbështetet funksionimi i institucioneve vitale.

Mustafa thekson se Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve.

“Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit. Ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës. Sot, bëhen 12 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë shënon një ndër momentet më të rëndësishme të shtetit dekomratik të Kosovës”, thekson kreu i LDK-së.

Ai thekson se institucionet duhet çdo ditë të punojnë konfrom neneve të kësaj kushtetute në mënyrë që ta kemi një shtet modern, model të cilin e kemi synuar.

Exit mobile version