8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa kërkon nga institucionet kompetente të rrisin mobilizimin

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence”, thuhet në komunikatë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t’i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles