8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Janë ndërprerë mbi 60 kontrata në MBPZHR – shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur se janë ndërprerë mbi 60 kontrata afatshkurtra të punëtorve që kishin qenë të angazhuar në ministrinë ku ai drejton.

Mustafa theksoi se ka trashëguar një ministri me shumë shkelje ligjore, teksa tha se vendimi për ndërprerjen e këtyre kontratave si rezultat i mungesës së bazës ligjore dhe shkurtimeve të buxhetit për vitin 2020 kanë qenë të dhimbshme.

“Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të “rehatohen”. Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë. Këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se do të hapen konkurset për pozitat e domosdoshme, ku ftoi të gjithë profesionistët ë të aplikojnë për pozitat e rregullta me kontrata ligjore e afatgjate.

“Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata”, ka shkruar më tej Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles