4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa godet Shpend Ahmetin: Me Prishtinën ka dështuar (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar punën që është duke e bërë kryetari Shpend Ahmeti në Prishtinë. Mustafa ka thënë se Ahmeti nuk ka bërë asgjë, veçse, sipas tij, ka premtuar shumë. Shefi i qeverisë thotë se kryetari i Prishtinës ka përfunduar vetëm punët që janë nisur më herët.

“Nuk ka punuar asgjë. Ahmeti ka premtuar shumë. Unë mendoj se nuk i ka realizuar as për së afërmi ato.  Nuk e kemi asnjë premtim që Ahmeti ka realizuar në Prishtinë. Ka përfunduar vetëm investimet që i kemi nisur ne”, ka thënë Mustafa në RTK.

Ai ka bërë me dije se projekti i ujit dhe ngrohjes kanë qenë projekte te tij, gjatë kohës sa ka qenë kryetari i Prishtinës.

“Unë e konsideroj si një qeverisje të dështuar, që nuk kisha dashur të jetë e dështuar, pa marrë parasysh se është e një subjekti tjetër e jo e LDK’së”, ka thënë Mustafa.

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles