9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Emërimi i ministrit të Integrimeve në dorë të PDK’së

Ministria e Integrimeve tash e një kohë ka mbetur pa ministër. Kjo ka ardhur nga lëvizja e ish ministrit Bekim Çollaku në postin e këshilltarit të presidentit të vendit.

PDK është zotuar se brenda një kohe të shpejt do ta plotësojnë atë pozitë. Për këtë foli edhe kryeministri Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së.

Ai tha se partneri i koalicionit ka premtuar se shpejt do ta ketë një kandidat. Mustafa theksoi se aktivitetet në kohën e fundit kanë bërë që kjo temë të shtyhet.

E sa i përket riformatimit të qeverisë, gjegjësisht ministrisë së Integrimeve, Mustafa ka thënë se nuk kanë parë një disponim nga BE për një gjë të tillë.

“Besoj qe PDK do ta japë kandidatin që menjëherë ta emëroj si ministër. Nuk kemi parë disponimin nga BE që në këtë fazë mos te kemi një Ministri të Integrimeve”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles