Site icon Prishtinapress

Mustafa: Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook e ka renditur akademik Idriz Ajeti, në plejadën e personaliteteve të shquara të vendit, duke shënuar 100 shekull jetë të akademikut.

“Shënuam sot 100 vjetorin e lindjes së Akademik Idriz Ajetit. Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe e studimet albanologjike, duke qenë njëkohësisht themelues i institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

“Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike të Kosovës, së bashku me Ibrahim Rugovën, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, e disa kolosë të tjerë të Kosovës, të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar më tej ai.

Mustafa ka thënë në fund se “Kosova krenohet me personalitetet e saj prijatare në epokën që solli Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë në Kosovë”.

Exit mobile version