8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi, PDK: Donika Gërvalla ka harruar që në Hagë po gjykohet historia e shtetësisë së Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, konsideron se është fatkeqësi për shtetin e Kosovës që ka një ministre të jashtme si Donika Gërvalla- Schwartz, e cila sipas saj, nuk ka as përvojë politike, e as përgatitjen akademike në këtë fushë.

“Sa i përket ministres Gërvalla-Schwartz, ajo e ka treguar zotësinë e saj si ministre nga prononcimet e para duke deklaruar se duhet të ketë “marrëveshje me Serbinë që rezulton me një marrëveshje që nuk cënon kushtetuetshmërinë e dy vendeve”, këtu shihet që ministrja nuk ka njohuri se çka përfshinë kushtetuta e Serbisë, dhe kjo është një fatkeqësi që kemi një ministre që nuk ka as përvojë politike e as përgatitjen akademike në këtë fushë”, deklaron ajo.

Musliu-Shoshi, në një intervistë dhënë për Gazeta Blic, fjalimin e Gërvallës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, e vlerëson skandaloz, për çka thekson se, ministrja Gërvalla ka zgjedhur një heshtje të turpshme, kur ministri i Serbisë e ka cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste.

“Fjalimi i saj skandaloz në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, (e për përmbajtjen e këtij diskutimi jam duke e prit Ministren të vij në seancë kurdo që e merr guximin). Ministri i jashtëm serb para gjithë botës në Këshill të Sigurimit i tha UÇK-së organizatë terroriste. Kjo nënkupton që serbia akuzoi Kosovën që edhe themeli i shtetit tonë ka karakter kriminal e terrorist. Kjo është ndër akuzat më të rënda që kemi marrë – dhe zonja ministre – zgjodhi heshtjen e turpshme”, thotë Musliu-Shoshi.

Sipas saj, ministrja Gërvalla, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin i ka quajtur kriminelë, duke mos e llogaritur që në Hagë po gjykohet historia dhe shtetësia e Kosovës.

“Znj. Schwartz, i quan kriminelë krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin në vitin 2017 e në vitin 2020 e quan figurë të krimit Rexhep Selimin, e kryediplomatja harron që në Hagë po akuzohet Kosova për krime lufte, po gjykohet historia e shtetësia e Kosovës, lufta e lavdishme e UÇK-së fal së cilës znj. Schwartz e ka mundësinë të krenohet dhe përfaqëson shtetin e Kosovës”, deklaron ajo.

Sa i përketë garantimit për gjykimin në liri për ish- eprorët e UÇK-së, ajo thotë se është obligim i Kryeministrit Kurti, për çka thekson se, këtë veprim do ta bënte kushdo që ka gjak shqiptari.

“Z. Kurti duhet të harroj viktimizimin para ndërkombëtarëve sepse tani nuk është opozitë por është Kryeministër e që ka përgjegjësi për të gjithë qytetarët e Kosovës e për Kosovën. Z. Kurti duhet t’i harrojë interesat partiake dhe të vihen përpara interesat nacionale shtetërore, dhe ta përfaqësojë shtetin tonë ashtu siç e meriton Kosova – për të cilën disa prej nesh ende po sakrifikohen – disa nën dheun e Kosovës e disa padrejtësisht prapa grilave të Hagës. Andaj, garantimi për gjykimin në liri për ish- eprorët e UÇK-së është obligim i tij, veprim të cilin do ta bënte kushdo që ka gjak shqiptari”, thotë ajo.

Ndryshe, në drejtim të kryediplomates së Kosovës dje ka pasur shumë reagime. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, “kokave të organizatës kriminale: Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles