Me ftesë të qeverisë së Rheinland-Pfalz-it, shefja e misionit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu e shoqëruar nga konsulli, Fidan Ibrahimi mori pjesë në seancën festive për nder të ditës së Kushtetutës së Republikës së Rheinland-Pfalz-it.
Me këtë rast Konsullja e Përgjithshme, Fatmire Musliu e falënderoi Kryeministren, Dryeyer për ftesën dhe i uroi 72 vjetorin e Kushtetutës.
Në këtë seancë tema kryesore ishte Bashkimi Evropian, rëndėsia e mbrojtjës së vlerave në të cilat bazohet ky union dhe rëndësia e zgjedhjeve 2019.
Gjatë fjalimit të saj , kryeministrja Malu Dreyer tha se Evropa ka nevojë për një vizion të qartë e jo për zgjidhje nacionale sepse ka shumë çështje të cilat mund të zgjidhen vetëm nëse punojmë bashkë.