Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me punën e inspektoratit dhe Policisë së Kosovës, ka nxitur reagimin edhe të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila tha se meqë nuk mund të bëjmë shumë për policinë e inspektoratin të paktën mund të jemi mirënjohës e falënderues për punën e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas konferencës për medie të Hotit, i cili tha se nuk janë të kënaqur me mos angazhimin e inspektoratit dhe policisë në disa raste.
“Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë. Policia e Kosovës dhe inspektorati duhet të motivohen dhe te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid19”, shkruan Musliu.
Musliu shtoi se meqë nuk mund të bëjmë shumë për policinë e inspektoratin të paktën mund të jemi mirënjohës e falënderues për punën e tyre.
“Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falënderues për sakrificën e tyre! Kujdes virusi vret! Sot trim vlerësohet ai qe bartë maskë dhe mbanë distancë”, shkroi Musliu.