Analisti Imer Mushkolaj tha në “Debat Plus” se Ramush Haradinaj po bënë deklarata të ashpra ndaj PDK-së vetëm pasi e ka kuptuar se kjo e fundit ka vendosur të mos e votojë atë për president.
“Deklarata e Hardinajt ndaj PDK-së nuk është korrekte. Nëse Haradinaj nuk do të bëhej pjesë e koalicionit PAN ai nuk do ta shihte me sy karrigen e kryeministrit. E dimë se Haradinaj gjithmonë ka qenë i gatshëm të bëhet kryeministër por për një gjë të tillë duhet pasur vota në Kuvend. Haradinaj nuk i kishte atëherë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mushkolaj thotë se Haradinaj me vetëdije të plotë është bërë kryeministër i koalicionit PAN.
“Haradinaj e kishte të vetmen mundësi të bëhej kryeministër, që nuk besoj se më do ta ketë. PAN nuk e bëri kryeministër me zor”.
Analisti thotë se koalicionet në Kosovë bëhen për interesa partiake e individuale e aspak për afërsi programore.
“Haradinaj tashmë nuk ka çfarë të humb në kuptimin se nuk ka mbështetjen e PDK-së e as LDK-së për pozitën e presidentit. Ai ka mbetur i vetëm në pretendimin e tij për t’u bërë president”, Tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/