Site icon Prishtinapress

‘Mushkëritë e Valverdes’

Ivan Rakitic mendoi largimin nga Barcelona sezonin e kaluar. Nuk ishte një vit i mirë. Luis Enrique tërhoqi besimin që i kishte dhënë më herët dhe nuk dha shpjegime.

Situata me Valverden ndryshoi që nga dita e parë. Trajneri i ri ishte shumë i qartë, duke ia bërë me dije kroatit që e ka besimin e tij. Për shkak të kësaj, ai nuk la asnjë vendim për dyshim dhe e vuri titullar që nga dita e parë.

Deri tani, Rakitic është lojtari i Barcelonës i cili kontribuon më së shumti me Valverden, natyrisht pas Messit, që është tjetër çështje. “Ai është një lojtar shumë inteligjent” , thotë ish kapiteni i Barcelonës Tente Sanchez.

“Ai duket si Puyol sepse ai gjithnë e prenë topin, ai ka një aftësi të madhe për të kuptuar rrjedhën e lojës. Ai nuk është futbollist me një fizik të imponuar, por e di si ta pozicionojë veten në fushë në mënyrë të tillë që të zgjedhë momentin e duhur në të cilin ai ka avantazhin për të vjedhur topin” , shpegon Tente.

Por inteligjenca demonstrohet në shumë mënyra. Jo vetëm nga ajo intuitë në vendosjen në teren dhe presingun që bën. Një prej tyre është edhe se si ai ka pranuar rolin në ekip. Ai e di se cfarë skuadre është Barcelona. Para tij ka yje si Messi, Suarez, Iniesta. “Nëse ke për të vrapuar 10,000 metra për Leon dhe shpina të dhëmb, ti duhet ta bësh, sepse ai vrapon” , kishte thënë Rakitic sezonin e kaluar.

Jo vetëm që e tha atë, por ai e bëri atë, sepse kroati është lojtari që vrapon më së shumti në skuadër. Rakitic është përshtatur me një rol të ri, e që është më larg portës së kundërshtarit.

Exit mobile version